Site icon PORTALB

Milani – Shkëndija ndeshja e parë në “San Siro” (FOTO)

AC Milan - Shkëndija

AC Milan - Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës edhe pse ishte nikoqire e ndeshjes së parë kundër AC Milanit, në ndeshjen e parë të “Play-off”-it në kuadër të Ligës së Evropës, por shkaku që orari ishte i njëjtë me atë të skuadrës së Vardarit kundër Fenerbahçes, UEFA vendosi të bëjë ndryshim.

Arsyeja e vetme është që dy ekipet të luajnë në stadiumin më të madh në vend, “Telekom Arena”, në Shkup dhe i njëjti të jetë i stërmbushur deri në vendin e fundit. Në vend që ndeshja e parë të luhet në Shkup, Shkëndija do të udhëtojë për në Milano, ndrysa ndeshja kthyese do të luhet në Shkup.


Informacionin e ka vërtetuar edhe UEFA. Ndeshjet e para të “play-Off”-it, të Ligës së Evropës do të luhen me 17 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. /Portalb.mk/

Exit mobile version