Site icon PORTALB

Siri, rëndohet bilanci i viktimave

Shtohet numri i viktimave në Siri

Shtohet numri i viktimave në Siri

Qindra të vdekur brenda një jave: bilanci i viktimave në Siri është rënduar frikshëm, pikërisht në një kohë, kur vetëm pak ore kanë mbetur nga afati i dhënë regjimit të Bashar al Assadit për të ndaluar luftimet. 

Përshkallëzimi i dhunës në vend është i tmerrshëm, thotë OKB. Ndërsa qeveria siriane le të kuptohet se do t’i tërheqë trupat vetëm nëse do të ketë garanci me shkrim nga ana e atyre që i quan “grupe të armatosura terroriste”, se do t`i ulin armët do të reshtin sulmet, ndërsa nga shtetet e tjera pretendohet zotimi se nuk do t’i mbështesin rebelët financiarisht. Por ndonëse pajtohen me planin e paqes së OKB-së, liderët kryengritës kanë refuzuar të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë siriane përsa kohë trupat e saj vazhdojnë sulmet mbi popullsinë. Në të dy kahet, ka doza pesimizmi përsa i takon vendosjes së armëpushimit.

“Nëse forcat qeveritare do të tërhiqen nga disa zona të Sirisë, grupet e armatosura do të hyjnë atje menjëherë, duke u shndërruar kështu në një kërcënim për sigurinë publike. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për sigurinë e njerëzve në këto rajone”, tha George Jabari, anëtar i Parlamentit sirian. 

“Nuk besoj se do të zgjidhet gjë. Qeveria siriane gjithmonë bën premtime, por kurrë nuk i mban”, tha Luay Hossain, lider opozitar. 

Rusia ndërkohe nuk është prononcuar ende në lidhje me kërkesat e reja të Damaskut, që hedhin hije dyshimi mbi pushimzjarrin e së martës. Moska e mbështeti megjithatë deklaratën e Këshillit të Sigurimit të enjten, ku Damaskut i kërkohej të respektonte angazhimin e marrë për tërheqjen e trupave nga qytetet dhe fshatrat. Nëse rusët dhe të tjerët s`do të arrijnë ta shpëtojne planin e Ananit përmes bindjes se siriane për te zbutur pretendimet e tyre, thotëBBC, atëherë organi vendimmarrës i OKB-së do të mendojë për masa të mëtejshme./top-channel 


Exit mobile version