Site icon PORTALB

Shqipëria sërish në flakë, kërkon ndihmë nga Greqia dhe Italia

Ilustrim

 Shqipëria ndodhet në gjendje kritike për shkak të zjarreve me përmasa të mëdha, të cilët po tërbojnë në territorin e saj.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, minsitri Ditmir Bushati ka kontaktuar me kolegun e tij grek, prej të cilit ka kërkuar të dërgojnë aeroplanë për shuarjen e zjarrit. Ishte premtuar se dy aeroplanë nga ishulli Korfuz do të fluturojnë për t’iu ndihmuar zjarrfikësve shqiptarë, transmeton MIA.

Bushati ka kërkuar ndihmë edhe nga kolegu italian, Angelino Alfano, i cili gjithashtu ka premtuar se gjatë ditës drejt Shqipërisë do të fluturojnë aeroplanë për shuarjen e zjarreve.

Edhe paraprakisht, për shkak të numrit të madh të zjarreve Shqipëria kërkoi ndihmë nga Greqia dhe NATO-ja.

Për momentin, aktivë janë së paku 15 zjarre të mëdha.

Exit mobile version