Site icon PORTALB

Për VMRO-DPMNE-në ribalanci i pazhvilluar, për shumicën parlamentare i bazuar në projektime reale

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e vazhdoi debatin për ribalancin e Buxhetit, që filloi të martën.

Buxhet i masakruar, shkurtim i investimeve të kapitalit, të mjeteve në arsim, shëndetësi, polici, armatë,… në llogari të shpenzimeve joproduktive, punësimet partiake dhe ndërtim të kampeve të refugjatëve, janë vërejtjet kryesore që i shprehën deputetët e opozitës.

Nga LSDM-ja u kundërpërgjigjën, se me ribalancin e investimeve të kapitalit nuk shkurtohen, por barazohen në në bazë reale, ndërsa vërejtjet e VMRO-DPMNE-së do të mbaheshin nëse kjo parti nuk ishte në pushtet 11 vjet.

I pari në akuzat e opozitës replikoi ministri i Financave Dragan Tevdoski.

“Nuk është e saktë se investimet e kapitalit shkurtohen, por përkundrazi, janë vendosur realisht. Në Buxhet këtë vit janë paraparë 27 miliardë denarë për investimet e kapitalit, ndërsa me ribalancin janë reduktuar në 23,4 miliardë. Ky nuk është shkurtim, por projektim optimist sepse realizimi vitin e kaluar ka qenë 16,9 miliardë denarë. Asnjë vit investimet e kapitalit nuk kanë arritur 19 miliardë denarë, ndërsa tani jështë vendosur pesë miliardë më i lartë. Këtë ju duhet ta keni të qartë sepse çdo buxhet nga kriza globale e këtij , është projektuar në mënyrë të rrejshme te investimet e kapitalit, shitej përrallë se goja ka ndonjë zhvillim”, theksoi Tevdovski.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, shtoi, realizimi i investimeve të kapitalit është 8,7 miliardë denarë, ndërsa me ribalancin për gjashtë muajt e ardhshëm janë projektuar investimet e kapitalit në vlerë sa realizimi në tërë vitin 2016 që aspak nuk është shkurtim, por madje edhe projektim optimist.

“Investimet e kapitalit në arsim vitin e kaluar kanë qenë 1,1 miliardë denarë, ndërsa tani, me ribalancin janë vendosur në 1,8 miliardë ose 64 për qind më shumë. Nuk bëhet fjalë për shkurtim. Investimet e përgjithshme në arsim vitin e kaluar kanë qenë 3,77 për qind nga BPV, ndërsa me ribalancin arrijnë 3,96 për qind. Kemi projektim shumë më të lartë nga realizimi në vitin 2016,” thekson ministri.

Deputetët shqiptarë fokusin e diskutimit të tyre e vendosën në zhvillim rajonal. Theksuan se me ribalancin, sërish nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë mjetet për këtë qëllim. Ribalanci, theksuan është social, në vend për zhvillim, ndërsa qëllimi është i njëjtë si në buxhetet paraprake, të shfrytëzohet për qëllime politike.

“Vazhdon zakoni i vjetër për mosshpërndarje të mjeteve në të gjitha rajonet barabartë, posaçërisht në pjesën e infrastrukturës. Buxheti duhet të jetë i balancuar, e jo i ndryshëm për shtresat e ndryshme në Maqedoni. U zotuam si deputet se do të ndërtojmë shoqëri të barabartë në pajtim me standardet evropiane sepse pretendojmë të jemi pjesë nga BE-ja. Shpresojmë se në vitin 2018 do të kemi buxhet të drejtë, të barabartë për të gjithë qytetarëve në të gjitha rajonet”, ishte qëndrimi i deputetëve shqiptarë.

Debati për ribalancin duhet të vazhdojë pas pauzës së rregullt njëorëshe

Exit mobile version