Site icon PORTALB

U rinovua Instituti i Mjekësisë së Punës (VIDEO)

Sot në Institutin e Mjekësisë së Punës së Republikës së Maqedonisë, Qendra Kolaborative e Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH-së), në vizitë ishin Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, zëvendës Ministër i Shëndetësisë Goce Çakarovski, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, drejtori i FSSH-së Orhan Ramadani, me rastin e rinovimit të ndërtesës së Institutit.

Gjithashtu u bë dhe njoftimin me aktivitetet dhe funksionimin i këtij institutit nacional. Takimi me u.d. drejtorin e Institutit të Mjekësisë së Punës Alajdin Memedit dhe ekipin e Institutit, u shfrytëzua për promovim të aktiviteteve të deritanishme në sferën e shëndetësisë dhe ne nivel nacional.

Exit mobile version