Site icon PORTALB

Aktivitete ndërtimore në aksin Gradsko-Prilep

Komunikacion

Në aksin rajonal P106, aksi rrugor Gradsko – Prilep nga kilometri i 28-të deri në të 45-in, nga sot e deri më 12 gusht do të ketë aktivitete ndërtimore – ndërrim të gardhit elastik.

LAMM u rekomandon pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur për punë në rrugë dhe me kujdes të drejtojnë me automjetet e tyre.

Njëherit informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Exit mobile version