Site icon PORTALB

Thaçi nga Podgorica u dërgon mesazh deputetëve për seancën konstituive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën konstituive të së enjtes dhe t’i hapin rrugë formimit të institucioneve.

Nga Podgorica, ku po merr pjesë në Samitin ‘Karta e Adritikut’, Thaçi ka kërkuar që të mos humbet më kohë, pasi shtetin e presin sfida të mëdha në të ardhmen e afërt, njofton Klan Kosova.

“Mesazhi im për të gjithë deputetët është që të marrin pjesë në seancë dhe të ndërtohen institucionet e vendit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kemi përpara një agjendë të ngjeshur dhe shumë të rëndësishme për vendin”, ka thënë presidenti Thaçi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Exit mobile version