Site icon PORTALB

Ka arritur ndihma nga Bullgaria për shuarjen e zjarreve në Makedonski Brod, Zaev e priti ekuipazhin

Zoran Zaev

Helikopteri me ekuipazh prej 12 personave nga Bullgaria ka arritur në Maqedoni si ndihmë për shuarjen e zjarreve në Makedonski Brod, njofton Portalb.mk.

Helikopteri ka zbritur në Aerodromin “Aleksandri i Madh”, ndërkaq u prit nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

“Republika e Bullgarisë ka dërguar helikopter MI17 me ekuipazh prej 12 personave i cili u prit nga kryminstrat Zaev, Borisov, Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Armata e Maqedonisë. Pas pritjes ku u shpreh falënderim për ndihmën e dërguar është kryer koordinim dhe janë dërguar në lokacion përkatës për të vepruar në shuarjen e zjarreve në Komunën e Makedonski Brodit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Exit mobile version