Site icon PORTALB

Dieta GM: për 1 javë hiqni 2 kilogram

Rregulla kryesore e dietës është që rreptësisht t’u përmbaheni udhëzimeve gjatë një jave.

Ditën e parë të dietës hahet vetëm pemë, mirëpo ato me bazë uji, ashtu që bananet janë rreptësisht të ndaluara.

Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni.

Gjatë tri ditëve të para humbet më së shumti kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë tërë regjimit shtatëditor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë, transmeton Telegrafi.

Qoftë nëse dëshironi të keni trup të përsosur për shkak se do të shkoni në plazh së shpejti, apo thjesht keni nevojë të humbni peshë për arsyeje shëndetësore, ju mund të provoni planin e dietës General Motors.

Kjo kompani gjigante e ka themeluar këtë dietë për çdo njeri dhe shumë raportime tregojnë se njerëzit po i humbin shtatë kilogramë për vetëm shtatë ditë.

Dieta GM është dizajnuar për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë shpejt, pa pasur nevojë ta mbysin veten nga uria.

Çelësi i kësaj diete është t’i hani ushqimet e duhura kur jeni të uritur, gjë që jo vetëm se e bën këtë plan efektiv, por edhe mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë.

Exit mobile version