Site icon PORTALB

Gjuha unike, e folur nga vetëm dy njerëz

Tabasco, Meksikë

Tabasco, Meksikë

Në botë ekzistojnë afërsisht 6.000 gjuhë të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe ajo e quajtur ajapenko. Këtë gjuhë e flasin vetëm dy njerëz në Meksikë, madje edhe ata dy janë në marrëdhënie fort armiqësore me njëri-tjetrin. Gjuha ajapenko në të kaluarën është folur në territorin e sotëm të Meksikës.

Kjo gjuhë i ka mbijetuar pushtimeve të Spanjës, luftërave, revolucioneve, thatësirave dhe përmbytjeve, por sot i kanoset vdekja- informojnë mediat e huaja. Kjo gjuhë flitet vetëm nga 75-vjeçari Manuel Segovia, dhe 69-vjeçari Isidro Velasquez.
Që të dy jetojnë në fshatin Ayapa në shtetin federal meksikan Tabasco, banojnë larg njëri-tjetrit vetëm 500 metra, por prej shumë vjetësh janë në armiqësi mes tyre.

Ndonëse janë dy të vetmit në botë që e dinë këtë gjuhë, ata prej vitesh nuk kanë folur asnjë fjalë në gjuhën që dihet vetëm prej tyre. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Studiuesi i gjuhëve Daniel Suslak nga universiteti në Indiana, ka vendosur të shkruajë fjalorin e gjuhës ajapenka.

Ai ka konstatuar se kjo gjuhë është shumë interesante dhe për arsye se ajo është më e rrezikuara nga zhdukja në mesin e 68 gjuhëve të ndryshme që fliten në Meksikë.

Exit mobile version