S. Haredinaj i moshës 38 vjeçar ka mbetur i vrarë dhe dy fëmijët e tij të lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në veri të Mitrovicës në orët e hershme të mëngjesit.
Incidenti ka ndodhur pas shpërthimi të një eksplozivi që ishte vendosur në banesën e tij, informon portali indeksonline.
Në momentin e shpërthimit viktima dhe familja e tij ishin në gjumë. Gruaja dhe dy fëmijët janë dërguar në spital me lëndime të lehta trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike./indeksonline/