Site icon PORTALB

Zaev: Gruevski ka kontribut në Marrëveshjen me Bullgarinë

Borisov - Zaev

“Pas kësaj Marrëveshje nuk qëndron vetëm kjo Qeveri, por kontribut ka edhe Qeveria paraprake në krye me Nikolla Gruevskin”, tha kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, njofton Portalb.mk.

Ai i fton partitë të japin mbështetje dhe në atë mënyrë, siç tha, suksesi do të jetë i përbashkët.

“Do të jemi bashkë në perspektivat që kjo marrëveshje i ofron. Maqedonisë i duhet edhe dinjitet nacional për çështjet që janë në interes të qytetarëve”, tha Zaev.

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov tha se kjo marrëveshje ka qenë lëndë të kritikave edhe në vendin fqinj.

“Kritik do të ketë gjithmonë, kritika ka pasur edhe Bullgaria. Shumë nga kundërshtarët e mi kanë pyetur pse është e nevojshme kjo, disa thoshin se duhet të jemi më të fortë sepse nga ne vareshe”, u përgjigj ai në pyetjen gazetareske për reagimet negative në Maqedoni.

LEXO: U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)

Exit mobile version