Site icon PORTALB

Osmani: Ligji për gjuhët sot në mbledhje të Qeverisë

Bujar Osmani

 Qeveria planifikon ta mbyllë pjesën legjislative të Marrëveshjes kornizë dhe që sot në mboledhje të Qeverisë të kalojë Ligji për gjuhët, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Osmani për këtë e informoi dhe kërkoi mbështetje nga presidenti Ivanov. Për ligjin e ri për gjuhët, ai pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE opozitare, me çka, sipas tij, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional rreth kësaj çështje, transmeton MIA.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, siç konfirmoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të prezantohet Informata për implementimin e Marrëveshjes kornizë

Exit mobile version