Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pritet që të ketë qasje më serioze në aspektin e përfshirjes së shqiptarëve në festimet e Kryengritjes së Ilindenit që do të mbahen sot në Krushevë. Këtë e dëshmon fakti se përfaqësuesit e Qeverisë kanë kërkuar që të mbahet konferencë shkencore për zbardhjen e rrethanave historike të Kryengritjes, por edhe se në këtë ditë do të mbajë fjalim kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Kështu vlerësojnë për Portalb.mk, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kuluturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), Skender Asani dhe ish deputeti, Ismet Ramadani.
Sipas tij, në mungesë të hulumtimit serioz, retorikë boshe dhe promovim personal, mund të llogaritet historiografia maqedonase që dëshiron ta mënjanojë elementin shqiptar nga përfaqësimi në Kryengritjen e Ilindenit, por edhe i disa historianëve shqiptarë të cilët e eliminojnë bashkëpunimin në këtë Kryengritje.
Ilindeni edhe i shqiptarëve
Përfshirja e shqiptarëve në festën e Ilindenit që mbahet në “Meçkin Kamen”, çdo vit është temë debati, pasi ish Qeveria e Nikolla Gruevskit, çdoherë i ka përjashtuar shqiptarët nga manifestimi solemn. Megjithatë, njohësit e çështjeve historike dhe politike, janë optimist se Qeveria e re do të ketë qasje të re, dhe për këtë dëshmon edhe paralajmërimi se kryeparlamentari, Talat Xhaferi, do të mbajë fjalim në Krushevë.
Edhe historiani, Asani, thotë se Qeveria e re ka qasje pozitive, në krahasim me pushtet e kaluara, të cilat i kanë përjashtuar shqiptarët nga festimi i Ilindenit.
“Qeveria ka një qasje pozitive në aspektin e përfshirjes së shqiptarëve në këtë festë, Për këtë flet edhe fakti se për së pari herë, në një ngjarje të këtillë merr pjesë një funksionarë i lartë shtetëror me kombësi shqiptare, kryeparlamentari Talat Xhaferi. Deri më tani, kësaj Kryengritjeje, pushtet e ndryshme në Maqedoni, nuk i kanë dhënë rëndësi të duhur, por i kanë dhënë orientim etnik, duke i përjashtuar shqiptarët. Nga ana tjetër, historianët shqiptarë kanë hezituar që të flasin dhe ta hulumtojnë si duhet këtë kryengritje dhe kjo rezulton me mungesë të studimit të hollësishëm për këtë kryengritje”, thotë Asani.
Ndryshe, më 2 gusht është festë shtetërore që shënon ditën e një kryengritjeje në vitin 1903 kundër pushtetit otoman të atëhershëm në këto troje dhe të cilën maqedonasit e sotëm e marrin si ditë vendimtare në kohët moderne për luftën e tyre për pavarësi dhe shtetësi. Vlen të theksohet se vitet e kaluara në shënimin e kësaj feste është përbuzur kontributi i shqiptarëve të cilët kanë munguar në pjesëmarrjen e shënimit të kësaj feste. Për herë parë, në manifestimin e Ilindenit, fjalim do të mbajë funksionari i larti shtetëror, kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Për agjendën e festës së Ilindenit lexo: KËTU
LEXO: Talat Xhaferi do të mbajë fjalim me 2 gusht në Krushevë për Ilinden
LEXO: I kujt është Ilindeni dhe e kujt është Maqedonia?
LEXO: Dita e Ilindenit, sërish anashkalohen shqiptarët
LEXO: Republika e Krushevës, ngjarje historike që përbuz kontributin e shqiptarëve