Gjykata nuk do t’i përdor më bisedat e përgjuara si dëshmi në rastin “Treqind”

Këshilli për vlerësimin e aktakuzave të Gjykatës Penale ka dhënë vendim për bisedat e përgjuara për rastin “Treqind” të hidhen dhe të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurën e mëtejshme, bën të ditur NOVA TV, njofton Portalb.mk.

Në heqjen e dëshmive, gjykata është ftuar në atë se bisedat kanë qenë në mënyrë joligjore dhe se para më shumë se një viti gjykata vendosi të gjitha këto biseda të mos merren parasysh në procedurën e dëshmive.

Vendimi për heqjen e dëshmive e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale Publike dhe paralajmërojnë se do të ngritin akuzë deri te Gjykata e Apelit. Afati për ankesë është tre ditë.

Këshilli akoma nuk ka marrë vendim se nëse aktakuza do të pranohet ose hidhet. Anëtarë të këtij Këshilli janë gjykatësit Verka Betkovska, Goran Boshovski dhe Tatjan Mihajllovska.

Ndryshe, në prill të këtij viti Gjykata e Apelit për rastin “Spiun” që PSP-ja e ka marrë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, bisedat e përgjuara u pranuan në procedurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button