Site icon PORTALB

Sulm vetëvrasës para Ambasadës së Irakut në Kabul

Afganistan

Një automobil bombë sot shpërtheu para Ambasadës së Irakut në kryeqytetin afgan, Kabul njoftuan shërbimet afgane të sigurisë.

Sipas tyre vetëvrasësi me bombë ka pasur dy sulmues të cilët kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e Irakut, por janë penguar.

Tani për tani nuk ka informacione për të vrarë dhe të lënduar.

Ambasada e Irakut është e vendosur në qendrën e Kabulit.

“Shteti Islamik” e mori përgjegjësinë për sulmin.

Exit mobile version