Site icon PORTALB

Një i vdekur gjatë një sulmi ndaj një klubi nate në Bodrum të Turqisë

Një person e humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur mbrëmë gjatë një sulmi ndaj një klubi nate në qytetin turk Bodrum.

Siç njofton agjencia Andolia, sulmin ndaj klubit e kanë kryer një grup i personave të armatosur. Gjatë sulmit është vrarë një person 22-vjeçar, identiteti i së cilit tani për tani nuk është kumtuar. Nuk janë kumtuar as identitetet e as gjendja shëndetësore e tre të lënduarve, të cilët janë mbajtur në mjekim spitalor.

Motivet për sulmin tani për tani nuk bëhen të ditura, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesve.

Exit mobile version