Site icon PORTALB

Kapen me drogë, 5 të arrestuar në Korçë

Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar disa të rinj në këtë qytet, për posedim droge.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë në një ambient të përshtatur për përdorim droge.

Siç bën me dije policia, të arrestuarit janë: arrestuar Artjol R, 21 vjeç, Xhuliano Ll, 26 vjeç, Klisman G, 21 vjeç, Fation B, 23 vjeç dhe Devis L, 20 vjeç, të gjithë banues në Korçë, transmeton Gazeta Express.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 28.07.2017, gjatë kontrolleve të ambienteve të ndryshme që shërbimet e Policisë, ushtruan për sende të paligjshme si edhe për kapjen e autorëve të dyshuar (at e bir) të shpallur në kërkim, të cilët në bashkëpunim mes tyre pas një konflikti të çastit, tentuan të vrisnin me thikë shtetasin A.S, 53 vjeç, konkretisht në banesën e poseduar nga shtetasi Artjol R, në lagjen nr 8, në të cilën ndodheshin shtetasit e lartpërmendur, këta të fundit në momentin kur kanë parë forcat e Policisë, kanë hedhur nga dritarja, një qese plasmasi me peshë 8.6 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit (ambientit) për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version