Site icon PORTALB

Mediat kosovare për situatën politike në vend

Kosova

Sipas mediave kosovare beteja politike aktuale në vend po zhvillohet nga dy figura të rëndësishme sic janë dy ish komandantët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj të enjten e 3 gushtit do të dëshmojnë nëse kanë siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend. Kështu nis analiza e mediave kosovare për atë që pritet të ndodhë në Kosovë javën e ardhshme, ku pritet të mblidhet parlamenti i cili do të votojë të emëruarit për kryetar parlamenti dhe kryeministër. Pikërish taë ditë do të shihet nëse ish-eprorët e lartë të UÇK-së do arrijnë të fitojnë “betejën” për t’u zgjedhur në krye të legjislativit dhe të ekzekutivit
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit i mundësojnë kandidatit të koalicionit parazgjedhor PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që të bëjë përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë së Kosovës. Por, në anën tjetër përfaqësuesit e koalicionit tjetër parazgjedhor LAA-së e shohin si shans të fundit të Haradinajt, pasi sipas tyre, projekti i PAN-it ka dështuar ende pa filluar. “Vetëvendosja” këmbëngul se Haradinaj është në disavantazh pas kundërshtimit të LVV-së dhe LAA-së. E ky i fundit tashmë është i vendosur që nga ky koalicion nuk do të ketë votë pro Haradinajt. Kurse analistët e çështjeve politike në vend thonë se avantazh për Haradinaj është shansi i parë për të formuar Qeverinë, por tashmë ajo që ka më rëndësi është vetëm formimi i institucioneve.

Exit mobile version