Për katër ditë do të dihet nëse amvisëritë do të mund të gatuajnë, të lajnë rroba dhe të nxehin ujë me rrymë të lirë edhe gjatë ditës e jo vetëm gjatë orëve të natës. Komisioni rregullator tashmë punon në analizën për aplikimin e sërishëm të tarifës së lirë ditore për konsumatorët e vegjël, që para dy ditëve e kërkoi Qeveria, njofton Alsat-M. Rregullatorët tani për tani nuk zbulojnë detaje nëse ka kushte për kthimin e tarifës së lirë dhe si kjo do të ndikonte ndaj tregut vendor të energjisë.
Çmimi i rrymës së lirë është dyfish më i ulët se tarifa normale që e paguajnë amvisëritë. Për momentin, qytetarët përdorin rrymë të lirë çdo ditë pune prej orës 22: 00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, për fundjavë, nga ora 22: 00 të shtunën deri në orën 07:00 të mëngjesit të hënën.
Qëllimi i qeverisë është që të kthehet rryma e lirë prej dy orëve gjatë ditës, privilegj që u shfuqizua para pesë viteve. Megjithatë, shtrohet dilema se si në këtë rast do të kompensoihen shpenzimet e kompanive energjetike dhe nëse kjo do ta shtrenjtonte rrymën apo diferencën do ta subvencionon shteti.