Qeveria mori vendim për zgjidhje urgjente të problemit me deponinë e Strugës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme ka marrë vendim për zgjidhje urgjente të problemit me deponinë në Strugë.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar pasdite, Ministria e Financave dhe Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë janë angazhuar që të sigurojnë mjete financiare me të cilat do të sigurohen kushte për transport të sigurt dhe ekonomik të mbeturinave nga deponia e Strugës deri në deponi të tjera të sigurta në Republikën e Maqedonisë.

“Lidhur me këtë pikët të rendit të ditës u theksua se në vijim është angazhimi i personave për sigurim dhe mbikëqyrje të cilët do ta mbikëqyrin gjithë lokacionin, që të parandalojnë dhe pengojnë probleme të mundshme të ardhshme”, njoftoi shërimi për informim i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button