Site icon PORTALB

Prodhimtaria industriale në gjysmëvjetorin e parë shënon rritje për 1,2 për qind

Ilustrim

Prodhimtaria industriale në periudhën janar – qershor të vitit 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënon rritje nga 1,2 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara prodhimtaria industriale në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 4,0 për qind, transmeton MIA.

Parë sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurëve në qershor të vitit 2017, në krahasim me qershorin e vitit 2016, shënon rritje prej 7,5 për qind. në sektorin Industri përpunuese shënon rritje prej 2,4 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 18,7 për qind.

Rritja në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimtarisë së rritur në sektorët vijues: Prodhimtari e pijeve, Prodhimtari e prodhimeve të duhanit, Prodhimtari e tekstilit, Prodhimtari e prodhimeve themelore farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhimtari të prodhimeve nga goma dhe prodhime nga masa plastike, Prodhimtari e prodhimeve minerale jometale, Prodhimtari e pajisjes elektrike, Prodhimtari e makinave dhe veglave, të papërmendura në vend tjetër dhe Prodhimtari të automjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në qershor të vitit 2017, në krahasim me qershorin e vitit 2016, shënon rritje tek Energjia për 27 për qind, Prodhime kapitale për 20,7 për qind dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,9 për qind, ndërsa rënie shënon tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,2 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 26,5 për qind.

Exit mobile version