Me vendim të ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, dje në Shkup është formuar Këshilli për Kulturë, si trup profesional për t’i dhënë këshilla ministrit për Kulturë, me anëtarë nga radhët e artistëve të theksuar, personave profesional në fushën e kulturës, por edhe jetës publike, sipas parimit të kompetencës dhe të përfaqësimit të drejtë të qytetarëve, të cilët u përkasin të gjithë komuniteteve, informon Ministria e Kulturës, njofton Portalb.mk.
Pjesëtarë të këtij Këshilli janë: Gjuner Ismail, Mirosllav Grçev, Petar Arsovski, Maja Bojaxhievska, Vlladimir Millçin, Ramadan Ramadani, Sonja Abaxhieva, Reshat Ameti, Dijana Toska, Gena Teodosievska, Bajram Çupi, Vesna Ilkova-Ginovska dhe Selam Sulejmani.
Sipas ligjit për kulturë, roli i Këshillit është që t’i japë mendim ministrit të Kulturës në çështjet për kompetencat e tij ligjore, ndërkaq thirret me kërkesë të ministrit. Anëtarët e Këshillit zgjidhen gjatë kohës së mandatit të Kulturës, me mandat prej më së shumti dy vjet.