Site icon PORTALB

Edhe Qeveria e Bullgarisë e publikoi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Borisov - Zaev

Borisov - Zaev

Pas Qeverisë së Maqedonisë edhe Qeveria e Bullgarisë e publikoi dhe e ka bërë publikisht të gjasshme Marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja është publikuar në ueb faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Qeveritë e të dy vendeve dje e kanë miratuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes që duhet ta nënshkruajnë kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov me 1 gusht në Shkup.

Dokumenti do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Maqedonisë dhe në atë bullgare sipas Kushtetutës së Bullgarisë.

Exit mobile version