Site icon PORTALB

Qeveria e Maqedonisë do t’i publikojë të gjitha marrëveshjet me investitorët e huaj

Maqedonia është në vendin e fundit për nga investimet e huaja për vitin 2012 nga vendet e rajonit

Marrëveshjet me investitorët e huaj në zonat ekonomike  në Maqedoni do të jenë të qasshme për opinionin. Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme miratoi kërkesë për deklasifikim të të gjitha marrëveshjeve si fshehtësi shtetërore, njofton Portalb.mk.

“Qeveria vlerëson se është në interes publik që të jetë informatë publike se çfarë shkruhet në marrëveshjet me investitorët e huaj dhe ish Qeverisë që ka nënshkruar marrëveshje për hyrjen e kompanive të huaja në zonat ekonomike. Për atë është miratuar kërkesë për deklasifkimin e të gjitha marrëveshjeve si fshehtësi shtetërore, të cilat pas zbatimit të procesit të deklasifikimit, do të jenë plotësisht transparente të qasshme për opinionin”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.

Exit mobile version