Site icon PORTALB

Maqedoni, për shtatë ditë do të përgatitet plani për kthimin e tarifës së lirë të rrymës

Tregu liberalizohet, çmimi i rrymës mbetet  nën kontrollin e Agjencisë për energjetikë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën në lidhje me sjelljen e tarifës së lirë të rrymës elektrike për amvisëri, njofton Portalb.mk.

Qeveria e ka porositur trupin Rregullator që të mbajë menjëherë takim punues me përfaqësuesit e EVN-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Kabinetit të Angjushevit dhe në afat prej shtatë ditëve të përgatitet analizë që përsëri të sjellët tarifa e lirë e rrymës elektrike për amvisëri dhe të ndryshohet sistemi tarifor për shitjen e energjisë elektrike për amvisëri dhe harxhuesit e vegjël.

Qeveria e Maqedonisë është e bindur se ky vendim do të bëjë hap të madh drejt përmirësimit të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq njëkohësisht do të nxisë edhe kursim në punën e ndërmarrjeve publike.

Exit mobile version