Getoari dhe Dafina Zeqiri ofendohen publikisht

Për marrëdhëniet jo shumë të mira mes Dafina Zeqirit dhe Getoar Selimit ka kohë që shkruhet, e sidomos pasi që u kuptua se edhe bashkëpunimi i tyre i shumëpërfolur u la përgjysmë.

Megjithatë, si nga ana e Dafinës, ashtu edhe nga Getoari, u tha se bëhej fjalë thjesht për një shtyrje për shkak të angazhimeve dhe se vazhdonin të ishin miq. Por ja që faktet na tregojnë të kundërtën.Në faqen e tij në Twitter, Getoari është treguar i pamëshirshëm në komentet e bëra në emër të Dafina Zeqirit. “Dafina Zeqiri, ti je një vajzë e shëmtuar. Rita Ora është mbretëresha”,– janë këto fjalë të shkruara nga vetë rreperi kosovar.

Për të vijuar më tej me të tjera ofendime: “Dafina Zeqiri jeton në banesën 200 euroshe nga ndarja me Krenarin! E shëmtuaaaar”. “Dështon koncerti i Dafina Zeqirit në Suedi, vendi ku ka jetuar”.

Nuk e dimë se cila është arsyeja e gjithë këtij mllefi që Getoari shfaq ndaj këngëtares kosovare, aq më shumë që tani Dafina është në lidhje me Ledri Vulajn, i cili është pjesë e grupit “Baba Records” të themeluar nga Getoari.

Marrë nga: Zhurnal

Lajme të ngjashme

Back to top button