Site icon PORTALB

Maqedoni: Linja telefonike në ndihmë të banorëve në Bosnjë e Serbi

Maqedoni: Linja telefonike në ndihmë të banorëve në Bosnjë e Serbi

Maqedoni: Linja telefonike në ndihmë të banorëve në Bosnjë e Serbi

Pas vërshimeve të papara në këto 120 vitet e fundit në Bosnjë dhe në Serbi, ku deri më tani numri i viktimave është 20, dhe ka gjasa të rritet, Maqedonia ka hapur linja telefonike për tu ndihmuar banorëve të goditur nga kjo tragjedi.

Agjencia për komunikime elektronike ka bërë publik numrat në të cilën mund të donohen-jepen nga 100 denarë (+ 18% TVSH) për banorët e dy vendeve, që më lehtë ti sanojnë dëmet e pallogaritshme.

070 143 400 nga rrjeti i T-MOBILE

077 143 400 nga rrjeti i VIP 

075 143 400 nga rrjeti i ONE

Ndihma nga Maqedonia janë nisur për në rajonet e përmbytura në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Qeveria ka vendosur që në fazën e parë të dërgohen 75 specialistë për përmbytje të Ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes si dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, 45 pompa për pompimin e ujit, 35 agregat, nëntë varka, 3.000 batanije dhe një gamë të gjerë të ilaçeve.  

Lexo: Vërshimet në Serbi dhe Bosnjë, ndihmon BE-ja dhe shtetet tjera

Exit mobile version