Dramë në Serbi, ushtari i shpëton mbytjes (VIDEO)

Evakuime masive, dëme të pallogaritshme dhe vetëm ujë. Përmbytjet vazhdojnë të mbajnë të paralizuar Serbinë. Më i goditur është qyteti i Obrenovacit, pranë Beogradit.

Në këtë video të xhiruar nga një prej banorëve të Komunës Rakovica të Beogradit, duket se një ushtar serb e ka parë veten keq kur automjeti më të cilin ai ishte po merrej nga uji.

Autoritetet lokale janë në garë kundër kohës duke u përpjekur për të riparuar dëmtimin e një dige që mbron shtratin e lumit Sava. Nga zonat kritike të qytetit janë evakuuar më shumë se 4 000 njerëz. 

LEXO: Përmbytja e madhe në Serbi, kryeministri shpëton fëmijë (VIDEO-FOTO)

Sipas vlerësimeve, nëse lumi Sava del nga shtrati, ndërtesat në Obrenovac do të përmbyten deri në katin e tretë. Për një natë të gjatë, po përgatitet edhe qyteti Shabac. Diga shtesë janë ngritur përreth Savës për t’i bërë ballë nivelit të ujit prej 7 metrash. Në matjen e fundit niveli i lumit ishte 6,3 m, niveli alarm për mbrojtje të jashtëzakonshme nga përmbytjet. Vala vërshuese nga Kroacia pritet gjatë natës.

Raportohet të ketë mbi 10 viktima.

Lajme të ngjashme

Back to top button