Zvarritja e shkarkimit të prokurorit kontrovers, Marko Zvërlevski, ndikon negativisht në realizimin e planit “3-6-9” në pjesën e reformave në gjyqësor, por dhe i inkurajon të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e partizuar që të vazhdojnë me avazin e vjetër, me kryerjen e direktivave partiake. Kështu vlerësojnë për Portalb.mk, eksperti juridik, Naser Ziberi dhe avokati, i cili njëkohësisht e ka shpallur edhe kandidaturën për prokuror shtetëror, Xvonko Davidoviq, në lidhje me prolongimin e shkarkimit të prokurorit shtetëror dhe efektet negative që mund t’i shkaktojë kjo zvarritje.
“S
Avokati Davidoviq, vlerëson se shkarkimi i Zvërlevskit duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur, pasi që e njëjta u premtua edhe nga shumica parlamentare në pjesën e reformave në gjyqësor, ndërkaq, për realizim e plotë të reformave në gjyqësor duhet të vendosen njerëz profesional dhe jo partiak.
Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, inkurajim për gjykatësit e partizuar
Mos-shkarkimi i Zvërlevskit i inkurajon disa gjykatës të caktuar të cilët punojnë nën direktiva të VMRO-DPMNE-së që të vazhdojnë me avazin e vjetër, gjegjësisht të jenë të bindur se nuk mund të shkarkohen ashtu lehtë, apo të mendojnë se ende e kanë fuqinë partiake.
Sipas avokatit Davidoviq, mos-shkarkimi i Zvërlevskit, një pjesës së gjykatësve të cilët vazhdimisht kritikohen, dhe ata që vendosin për lëndët e PSP-së u jep shpresë se të njëjtit nuk do të shkarkohen aq lehtë.
“Me këtë disa gjykatës të caktuar shpresojnë se nuk do të shkarkohen aq lehtë. Tani, gjykatat jo vetëm që funksionojnë në mënyrë të njëjtë si më parë, por edhe më keq. Pra, standardet e dyfishta dhe drejtësinë selektive tani e ndajnë hapur. Nëse shihni në këtë periudhë, të gjitha masat e propozuara nga Prokurorisë Themelore, gjykatat i kanë pranuar, ndërkaq propozimet e Prokurorisë Speciale të gjitha i kanë refuzuar”, thotë Davidoviq.
Partitë presin “zë” nga Talat Xhaferi për “raundin e dytë” me Zvërlevskin
Shkarkimi i Zvërlevskit në rend dite është vendosur më 11 korrik, por për shkak të obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së nuk ka përfunduar.
Ndryshe, Zvërlevski shquhet si prokuror i afërt me partinë e Nikolla Gruevskit dhe për punën e tij është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ishte ndërmjetësuese mes partive në vend për të formuar Prokurorinë Speciale.
Zvërlevski nuk i hetoi lëndët që dolën nga “bombat”, në të cilat dëgjohej për krime të rënda nga kreu i pushtetit të atëhershëm VMRO-DPMNE.
LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor