Site icon PORTALB

Saliji – Barishiq: Kroacia si vend anëtar i BE-së do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim me ambasadoren kroate Danijela Barishiq.

Në takim, siç kumtoi Ministria dikasteriale, ministri Saliji ka theksuar se janë të interesuar për bashkëpunim institucional me Kroacinë në sferën e drejtësisë dhe i është falënderuar për interesin e shprehur për bashkëpunim mes Ministrisë dhe Ambasadës së Kroacisë në Maqedoni.

Ambasadorja Barishiq ka theksuar se Kroacia si vend anëtar i BE-së do ta mbështesë Qeverinë e Maqedonisë në rrugën drejt përmbushjes së kushteve për anëtarësim në BE.

Exit mobile version