Site icon PORTALB

Shojble: Erdogani i sjell në rrezik marrëdhëniet shekullore me Gjermaninë

Wolfgang Schaeuble

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i sjell në rrezik jashtëzakonisht marrëdhëniet e rëndësishme dhe shekullore me Gjermaninë, deklaroi ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble.

Ai në intervistë për “Bild” theksoi se edhe krahas asaj që të dy shtetet i lidhin shumë punë, ndërkaq Gjermania “nuk mund të lejojë të shantazhohet”.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë janë të tensionuara për shkak të paraburgimit të shtetasit gjerman në Turqi dhe për shkak të asaj se nuk u lejohet deputetëve gjerman t’i vizitojnë bazat ushtarake në Turqi.

Exit mobile version