Site icon PORTALB

Maqedoni, ja pesë studentët që do të qëndrojnë për praktikë në kompaninë Huavei

Studentet dhe ministri

Studentet dhe ministri

Pesë studentët më të mirë të Maqedonisë në sferën e teknologjive informatike dhe komunikimit muajin e ardhshëm do të jenë dy javë në qëndrim studentorë në TIK kompaninë kineze Huavei në suaza të programit “Fara për ardhmërinë” (Seeds for the Future).

Donika Tushi nga Universiteti i UEJL, Borijana Arsova nga Universiteti i Shtipit, Mladen Korunovsku nga FSHIK i UKIM, Jovan Petrovski nga Universiteti i Ohrit, Teodora Pop Ordanova nga FETI nga UCM  sot i morën vauçerët për vizitën studimore e cila parashikon punë praktike në Pekin dhe Shengen.

Menaxheri i Huaveit në Maqedoni Zhou Xhijadong theksoi se programi “Farat e ardhmërisë” i stimulon vendet nga rajonet e ndryshme të marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë digjitale.

Programi “Farat e ardhmërisë” realizohet për herë të dytë në Maqedoni. Pesë studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në demonstrimin e  teknologjisë më të re – TIK, të marrin pjesë në punëtori ku do të takohen me përfaqësues dhe ekspertë nga Huavei. Gjithashtu, do të vizitojnë edhe orë në gjuhën kineze, pikturim dhe kaligrafi kineze.

Ambasadorja e Kinës në Maqedoni Ji Lisen u dëshiroi studentëve qëndrim të mirë dhe rezultatet në mësimin në teknologjinë e avancuar dhe në njohjen e kulturës tradicionale kineze.

Zgjedhjen nxënësve në programin “Farat e ardhmërisë” ua uroi edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili u tha se për dy javë mësim praktik në Kinë do të mësojnë shumë më shumë për disa punë se sa disa vite në fakultet sepse , siç tha ai, puna praktike dhe përvoja u mungon studentëve tonë

Exit mobile version