Së pari herë duhet të reformohet Këshilli Gjyqësor i skandalozit Zoran Karaxhovsk, pastaj duhet të vazhdohet me shkarkimin e gjykatësve politik dhe të partizuar. Kështu deklaron eksperti juridik, Osman Kadriu për Portalb.mk, në lidhje me paralajmërmin e zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, se “rizgjedhja e gjykatësve do të bëhet nëpërmjet Këshillit Gjyqësor“, shkruan Portalb.mk.
“N
Sipas tij, Maqedonia është vend i vogël dhe të gjithë e dinë se cilët gjyqtarë, në cilat gjykata janë problematik apo i zvarrisin lëndët në Gjykatën Shkupi 1 për rastet e “bombave”. Andaj pasi të reformohet trupi i Këshillit Gjyqësor, i njëjti menjëherë duhet të fillojë me përgjegjësinë – t’i shkarkojë ato gjyqtarë dhe t’i zëvendësojë me gjyqtarë profesional.
LEXO: Rizgjedhjen e gjykatësve do ta bëjë Këshilli Gjyqësor
Çfarë pune duhet të kryejë “Këshilli për Reforma në Gjyqësor”?
Me formimin e trupit për reforma në gjyqësor, i cili ka për detyrë t’i implementojë reformat në gjyqësor, parashtrohet çështja se si ky trup i përbërë nga profesorë, gjykatës, prokurorë dhe ekspertë juridik, duhet të intervenojë dhe cilat do të jenë detyrat që duhet t’i japë rreth reformave.
Sipas tij, në këtë periudhë është mjaft e vështirë që të bëhet rizgjedhja e përgjithshme e gjykatësve pasi që duhet të intervenohet në Kushtetutë dhe disa ligje, të cilat kalojnë me dy të tretat e votave. Duke e pasur parasysh vullnetin politik, Osmani thekson se e njëjta vështirë se kalon.
LEXO: Ministria e Drejtësisë me profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë do ta reformojë gjyqësorin
Partitë me akuza për “partizim të gjykatave”!
“LSDM-ja do të tentojë që të kontrollojë gjyqësorin dhe të instalojë “Katica” të reja për të pasur kontroll të plotë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër LSDM-ja, ka dalë disa herë me përgjigje se partia e Nikolla Gruevskit ka qenë ajo që e ka keqpërdorur pushtetin për të instaluar gjykatës të partizuar në gjykata.
“VMRO-DPMNE për 11 vjet e partizoi gjyqësinë, ndërsa përmes instalimeve “Swarovski” prej defterit të Gordana Jankulloskës, e keqpërdori sistemin gjyqësor për të bërë përndjekjen dhe të qërojë hesape me oponentët e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, theksojnë nga LSDM.
LEXO: Nëse nuk ka rizgjedhje të gjykatësve, drejtësinë do ta ndajnë të zgjedhurit nga “defteri” i Jankulloskës
Ndryshe, në planin “3-6-9”, Qeveria e Maqedonisë në fushën e gjyqësorit parasheh të bëjë reforma në 13 pika.
Ashtu siç tha dje Osmani, në pjesën e rizgjedhjes së gjykatësve, Qeveria nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të bëjë rizgjedhje, por kjo kompetencë do t’i rikthehet Këshillit Gjyqësor. Siç tha ai, ata do ta bëjnë vlerësimin se cilët gjykatës se cilët gjykatës duhet apo nuk duhet të jenë pjesë e sistemit gjyqësor.
Më poshtë mund t’i shihni 13 pikat e planit reformues “3-6-9” për fushën e gjyqësorit.