Duket si pyetje retorike. Pse hulumtimi i mendimit publik nuk do ishte i rëndësishëm? Anketimi është një prej mënyrave më të mira për të kontrolluar “pulsin” e publikut. Në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), hulumtimi i mendimit publik është baza e punës sonë dhe vazhdimisht e zbatojmë në shumë vende mbarë botën. Por, në punën time kam vërejtur një vlerë shumë të dukshme por shpesh të l[në anësh në anketim: përveç që anketimi paraqet burim të të dhënave të rëndësishme për mendimin publik, gjithashtu shërben si mjet i dobishëm që ju mundëson qytetarëve/eve, krijuesve/eve të politikave, vendimmarrësve/eve, politikanëve/eve, ekspertëve/eve dhe medieve që të shohin pasqyrën e plotë që ndryshe nuk do ta kishin parë për shkak të flluskës në të cilën jetojnë.
Sidoqoftë, secilës anketë, kudo qoftë në botë, dikush ia konteston rezultatet. Pashmangshëm, komentet “Rezultatet e kësaj ankete nuk mund të jenë të vërteta, të gjithë që i njoh mendojnë ndryshe”, “Rezultatet e kësaj ankete sigurisht janë të rrejshme, jam 50 vjeçar dhe kurrë nuk janë intervistuar nga ndonjë agjenci anketuese”, “Nuk ju besoj këtyre rezultateve të anketës, kush do kishte mundur të donë këtë politikan/e”, “Ky rezultat sigurisht është i gabuar”, ju drejtohen hulumtuesve të mendimit publik nga Britania e Madhe deri në Guatemalë ose Maqedoni.
Kjo nuk domethënë se anketat, si dhe çdo lloj tjetër i të dhënave, nuk duhet të shqyrtohen në mënyrë kritike. Publiku profesional, sikur edhe ai publik, duhet të mund të dallon anketë shkencërisht të bazuar nga ato shkencërisht të mangët. Duhet dalluar mes pyetjeve që implikojnë përgjigje dhe pyetjeve neutrale. Formati dhe terminologjia e pyetjeve mund shumë të ndikojnë në kuptimin e pyetjeve nga publiku i gjerë. E gjithë kjo do t’i ndihmon lexuesit/es që më mirë t’i kupton rezultatet e cilës do anketë.
Këtu paraqitet anketimi. Si hulumtues i mendimit publik, ballafaqohem me komente të ndryshme që kanë për qëllim të kontestojnë provat empirike. Madje edhe vendimmarrësit/et e arsimuar/a dhe informuar/a kanë prirje të hedhin poshtë të dhënat e anketave që janë të kundërta me pritjet e tyre dhe kanë prirje ndaj anshmërisë konfirmuese. Zakonisht kështu humbet pasqyra e plotë që e ofron anketimi dhe vazhdohet të jetohet në komfortin e konsistencës kognitive.
Por, nëse duam të jetojmë në demokraci moderne, një prej mënyrave për ulje të tensionit psikologjik të shkaktuar nga të dhënat anketuese të papritura dhe disonancën kognitive është të merren parasysh të dhënat e reja, të ndryshojmë mënyrën tonë e të menduarit dhe të rritim mirëkuptimin në botën që na rrethon. Të jetohet dhe të veprohet në demokraci kërkon të shohim pasqyrën e plotë, kurse kjo domethënë se duhet marr parasysh edhe përqindjet tjera në rezultatet e anketave – rezultatet e atyre që kanë mendim të ndryshëm.
Udhëheqësit politik gjithmonë do të jenë të rrethuar me ato që tundin kokën që të vërtetojnë mendimet në flluskat e tyre. E vërteta, e fituar nëpërmjet hulumtimit cilësor të mendimit publik, është aty për ato që zgjedhin ta shohin.
Shkrimi është publikuar fillimisht në gjuhën angleze në blogun e Institutit Ndërkombëtar Republikan www.democracyspeaks.org ndërsa në gjuhën maqedonase gjendet në http://respublica.edu.mk/
Ilina Mangova,
Drejtore e programit të Institutit Ndërkombëtar Republikan për Maqedoni (IRI)