Site icon PORTALB

Dimitrov nesër për vizitë në Shqipëri

Nikolla Dimitrov

Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Në suaza të vizitës, krahas me nikoqirin, është paraparë Dimitrov të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është paraparë pres konferencë e përbashkët të dy ministrave.

Exit mobile version