Site icon PORTALB

MPPS do të bëj revizion të punës së ish drejtores së Shtëpisë për Fëmijë pa Prindër, Ristena Atanasova

“Ish drejtorja e Shtëpisë për Fëmijë pa Prindër “11 Tetori” në Shkup, Ristena Atanasova, nuk është e shkarkuar, por më 16.07.2017 i ka skaduar mandati që në mënyrë të paligjshme i është vazhduar edhe për 6 muaj”, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), njofton Portalb.mk.

Në fakt, pas dy mandateve katërvjeçare, Atanasova fare nuk ka të drejtë që përsëri të jetë e nominuar për kryerjen e funksionit drejtor, sipas ligjit për marrëdhënie pune. Por, edhe për skaj pengesës ligjore, ajo ka fituar u.d. mandat edhe për 6 muaj, i cili i ka skaduar më 16 korrik të këtij viti.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, vlerëson se është në interes publik që të dihen edhe disa informata shtesë në lidhje me punën e Atansovës.

“Ish drejtorja, në mënyrë të paligjshme i ka dhënë të gjitha kompensimet e mundshme (punë të mesnatës, ditë të festës…). Ajo i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për kompensim dhe kështu, ajo veten e vet e ka paguar deri në 50.000 denarë.

“Ministria e Punëve dhe Politikës Sociale e shfrytëzon këtë rast që ta informojë opinionin se në Shtëpinë “11 Tetori” ekzistojnë indikacione serioze se është keqpërdorur detyra zyrtare nga ish drejtorja Atanasova dhe se do të bëhet revizion. Do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore dhe rregullative”, qëndron në reagimin e MPPS-së.

Exit mobile version