Site icon PORTALB

Bisedime të nivelit të lartë për konfliktin në Ukrainë

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se nesër do t’i thërras liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara për gjetjen e zgjidhjes për përfundimin e luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës, shkruan REL.

Mbajtja e bisedimeve në të ashtuquajturin Format të Normandisë, ndërmet Macronit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme nga katër shtetet për përfundimin e konfliktit, në të cilin kryengritësit e mbështetur nga Rusia luftojnë kundër qeverisë së Ukrainës.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 10 mijë njerëz, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Exit mobile version