Site icon PORTALB

Kur versioni ‘Remix’ pëlqehet më shumë se origjinali (Video)

Me këngën ‘Nëntori’ u paraqit në festivalin shqiptar ‘Kënga Magjike’.

Arilena Ara mori shumë komente pozitive por edhe shumë klikime në kanalin Youtube, duke mbledhur mbi 10 milionë të tilla, shkruan Lajmi.net.

Mirëpo, versioni ‘remix’ i kësaj kënge doli më i suksesshëm se origjinali.

Përpos që me ‘remix’ Arilena arriti në majet e top listave botërore, sukses pati edhe me klikime.

Deri më tani, ‘Nëntori’ me këtë version ka mbi 14 milionë klikime në Youtube.

Për këtë gjë, Arilena është shumë falënderuese ndaj mbështetësve të saj!

Exit mobile version