Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa 55 të tjerë janë lënduar në shpërthimin e sotëm që ndodhi në një restorant në qytetin kinez Hangxho.
Dymbëdhjetë nga të lënduarit janë me lëndime të rënda trupore.
Supozohet se shkak për shpërthimin është rrjedhja e gazit.
Në Kinë shpesh ndodhin shpërthime për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurisë.