“Opinioni do të ketë kontroll të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë kur do të nënshkruhet zyrtarisht dhe do të jepet në ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Televizionin 24”, njofton Portalb.mk.
Siç deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase, për momentin bëhet fjalë për draft-tekstin e marrëveshjes, i cili që të bëhet marrëveshje së pari duhet të nënshkruhet.
“Që të jetë marrëveshje së pari duhet të nënshkruhet dhe deri atëherë bëhet fjalë për draft-tekst. Opinioni do të ketë kohë të mjaftueshme të debatojë, të bisedojë ( marrëveshjen me Bullgarinë). Shumë është e vështirë të publikohet para nënshkrimit. Ne që nga Pavarësia e Maqedonisë prej vitit 1991 nuk kemi përfshirje të tillë të dukshme në Kuvend dhe në opozitë për një punë të tillë. Procedurat kushtetuese janë: ka grupe negociatore, bisedohet pastaj ai tekst miratohet në Kuvend. Këtu ka shumë kohë për debate edhe në opinion dhe në opozitë”, tha Dimitrov.
Në lidhje me kërkesën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për thirrjen e seancës urgjente dhe publike për marrëveshjen me Bullgarinë, Dimitrov tha se për atë nuk ka as obligim kushtetues as ligjor që ta akuzojë opozitën se dëshiron ta “shkatërroje marrëveshjen”.