Site icon PORTALB

Ilija Dimovski mbetet pa pasaportë, ankohet se nuk do të ikë

Ilija Dimovski

I akuzuari nga PSP-ja, Ilija Dimovski është ankuar deri te Gjykata e Apelit se i është marrë pasaporta dhe se çdo të mërkurë do të duhet të paraqitet në Gjykatë, si shqiptim i masave të kujdesit që ia ka përcaktuar Gjykata, njofton Portalb.mk.

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit e hodhën poshtë ankesën dhe e konfirmuan vendimin e Këshillit Penal të Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Dimovski në ankesë thekson se nuk ekziston rrezik për ikje, u ka paraqitur në të gjitha ftesat e PSP-së, nëse do të kishte qëllim të ikë, do të kishte ikur deri tani.

Exit mobile version