Site icon PORTALB

34 vjeçari vdes nga sulmi në zemër, arrestohet “mjeku” që e kontrollonte

Mjek, foto ilustrim

Sokol Mehmeti, 34 vjeçar nga Gjilani, ka vdekur para disa ditësh nga sulmi në zemër.

Sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore” ai ka kryer vazhdimisht kontrolle te “mjeku”, Shaqir Hajdari. Por Hajdari as nuk ka licencë të punës e sipas hetuesisë nuk posedon as diplomë të Fakultetit të Mjekësisë. Në të njëjtën ditë kur është varrosur 34 vjeçari është arrestuar edhe Hajdari, përcjell Portalb.mk.

Arrestimin e ka konfirmuar për gazetën kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Po, është e vërtetë që është arrestuar ky person. Fillimisht është arrestuar për ndërlidhje me vdekjen e një 34 vjeçari, por po hetohet edhe për elemente të tjera”, ka thënë ai.

Gazeta ka kontaktuar me familjen e të ndjerit, por ata nuk kanë dashur të flasin rreth asaj çfarë ka ndodhur.

 

Exit mobile version