Site icon PORTALB

Takim Koxias – Mogerini në Athinë

Federica Mogherini

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sot në Athinë do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, e cila është për vizitë në Greqi.

Pas takimit është caktuar edhe konferencë shtypi, ndërsa pastaj Koxias do të organizojë edhe drekë punë në nder të saj.

Mogerini në Athinë duhet të takohet edhe me presidentin grek Prokopis Pavllopulos, me kryeministrin Aleksis Cipras dhe me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos

Exit mobile version