Site icon PORTALB

Nesër në Tetovë do të bëhet dezinsektimi nga toka për zhdukjen e mushkonjave

Ilustrim

Nesër do të realizohet dezinsektimi i parë nga toka për këtë vit në teritorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e mushkojave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë, njofton Portalb.mk.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të motit me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine ose Neopitroid Premium i tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.

Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe ti largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.

Exit mobile version