Site icon PORTALB

Lëvizja BESA nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Vesel Memedi

Faton Fazliu, Lëvizja BESA

Faton Fazliu, Lëvizja BESA

“Ali Ahmeti njëjtë sikurse manipuloi me tryezën ku u nënshkrua deklarata e përbashkët, me të njëjtën qasje përpiqet që të imponohet sërish përmes thirrjeve nga “satelitët e tij”, kështu thonë nga Lëvizja BESA në lidhje me ftesën e Vesel Memedit të RDK-së për takimin e sotëm në Kuvend për ta mbikëqyrur rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, njofton Portalb.mk.

“Në vend të kësaj ftese, Ali Ahmeti fillimisht duhet të përgjigjet se çfarë ndodhi me Deklaratën e partive shqiptare? Cilat pika të këtij dokumenti u përfshinë në programin qeverisës? Pra, Ali Ahmeti, para se të na ftojë përmes “papagajve të tij”, fillimisht duhet të jep sqarime se pse edhe në prag të 100 ditëve të formimit të kësaj qeverie nuk kemi ligj për gjuhën shqipe?”, shtojnë nga Lëvizja BESA.

Ata gjithashtu përsërisin qëndrimin se “janë të “hapur për komunikim ndërparlamentar me partitë shqiptare në Kuvend dhe se nuk do të kursehet asnjëherë kur në pyetje janë interesat shqiptare”.

“Por, me këto veprime të partive shqiptare në pushtet, një prej interesave më madhore kombëtare del të jetë se shqiptarët duhet t’i mbrojmë edhe nga Ali Ahmeti”, thonë nga Lëvizja BESA.

Portalb.mk, është përpjekur që të kontaktojë me zëdhënësit e PDSH-së së Menduh Thaçit, megjithatë të njëjtët nuk kanë qenë të kapshëm për redaksinë tonë.

Exit mobile version