Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari nga Tetova ka rënë në komë që kur familjarët e tij e kanë rrahur për shkak të marrëdhënieve të pashlyera të pronësisë, njofton Portalb.mk.
Sipas Informatave të MPB-së, dje rreth orës 10 e 30 në Tetovë në rrugën “Hekurudha” në hapësirën e podrumit të shtëpisë së pronarit të M.J (77), kanë ardhur tre familjarë të tij me të cilët e ka ndarë shtëpinë.
Familjaret, për shkak marrëdhënieve të pashlyera të pronëssisë, menjëherë e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me këmbë dhe duar nëpër trup dhe kokë, ndërsa njëri nga personat e ka goditur me diçka të fortë në trup nga e cila M.J ka rënë pa vetëdije.
I lënduari është dërguar në Klinikën e Qendrës së Tetovës. Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.