Site icon PORTALB

Kondovë, 21 vjeçari e pranon se e ka vrarë bashkëfshatarin 57 vjeçar para një jave

MPB

MPB

Një djalosh 21 vjeçar nga fshati Kondovë, mbrëmë është arrestuar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, pasi që ka pranuar se përpara një jave e ka vrarë bashkëfshatarin e tij M.M. (57) dhe e ka zbuluar se ku gjendet trupi i të ndjerit, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, 21 vjeçari M.T., më 11 korrik, rreth orës 21:30 në afërsi të Kondovës e ka vrarë M.M., i cili në ndërkohë ka qenë i paraqitur si i zhdukur.

Mbrëmë ekipi i policisë, rreth mesnatës, në vendin e treguar nga M.T., në Kondovë e ka gjetur trupin e M.M., ku menjëherë është kryer ekspertizë me praninë e prokurorit publik.

Exit mobile version