Site icon PORTALB

Tramp kërkoi nga Kongresi pezullim të “Obamaker”

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi nga republikanët në Kongres që ta pezullojnë ligjin “Obamaker” dhe të fillojnë të punojnë në ligj të ri, i cili do të mbështetet nga demokratët.

Pasi që senatorët republikanë u prononcuan kundër propozim-ligjit që është dashur ta ndërrojë “Obamaker”, Tramp shkroi në Tuiter: “Republikanët thjesht duhet ta PEZULLOJNË Obamakerin e pasuksesshëm tani dhe të fillojnë të punojnë në plan të ri për shëndetësi. Demokratët do të kyçen!.

Por, demokratët kumtuan se nuk do ta mbështesin propozim-ligjin e republikanëve dhe se janë të gatshëm të punojnë në përmirësimin e Obamaker.

Exit mobile version