Site icon PORTALB

Gjykata Penale pritet të bëhet me kryetar të ri

Gjykatësit maqedonas si në tregimet e Cepenkov, edhe të akuzojnë edhe të gjykojnë

Të enjten pritet që Këshilli Gjyqësor të miratojë vendim për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Penale dhe të disa gjykatave të tjera në vend. Përzgjedhja bëhet para se Qeveria të fillojë reformën e paralajmëruar në sistemin gjyqësor, ku me rëndësi janë ndryshimet pikërisht në Këshillin Gjyqësor. Për Ish-kryetarin e Gjykatës supreme Dane Iliev, këto zgjedhje bëhen në moment iracional, njofton Alsat M.

Ministria e Drejtësisë sot njoftoi se do të krijojë një këshill për monitorimin e reformave në drejtësi dhe një grup pune për të gjetur zgjidhje të reja ligjore, e gjithë kjo në kuadër të planit të veprimit të Qeverisë të quajtur 3-6-9. Ministri Bilen Saliji nuk komentoi se si përzgjedhja e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave do të ndikojë në zbatimin e reformave të paralajmëruara. Ai tha se nuk ka qenë i informuar zyrtarisht për seancën e Këshillit Gjyqësor.

Gjyqtarët Ivan Xholev dhe Vladimir Pançevski i cili katër vjet e drejtoi gjykatën, ishin në garë të mëparshme për postin e kryetarit të Penales. Xholev njoftoi se do të presë rezultatet e rivlerësimit të gjyqtarëve, që ndërkohë duhet ta bëjë Këshilli Gjyqësor dhe pastaj do të vendosë nëse do të kandidohet përsëri.

Exit mobile version